/2L ONLINE/ – Autoritetet policore kanë bërë të ditur se në fshatin Bllatë të Kamenicës, gjatë kontrollit në dy kombi, pronë e dy të dyshuarve meshkuj shqiptarë, janë gjetur të ngarkuara një sasi pemë dhe perime pa dokumente përcjellëse që dyshohet të jenë të transportuara nga Serbia në Kosovë nëpër rrugët dytësore.
Në njoftim të Policisë thuhet se me vendim të prokurorit malli është konfiskuar ndërsa të dyshuarit janë intervistuar dhe janë liruar në procedurë të rregullt. /2L ONLINE/
fotoilustrim