/2L ONLINE/ – Autoritetet policore kanë njoftuar për tri raste ku janë gjetur armë dhe jan sekuestruar. Në fshatin Pogragjë, të Gjilanit me urdhërese të lëshuar nga Gjykata është bastisur shtëpia e të dyshuarit mashkull K-Shqiptar me ç’ rast është gjetur dhe konfiskuar një armë gjysmë automatike pa fishek. Me urdhër të prokurorit rasti shkon në procedurë të rregullt.
Në fshatin Berivojcë, të Kamenicës ankuesja femër K-Serbe në stacionin policor ka raportuar se në shtëpinë e saj gjenden dy armë gjuetie dhe municion, pronë e bashkëshortit të saj të ndjerë. Me urdhër të prokurorit Njësiti policor në shtëpinë e ankueses ka konfiskuar një pushkë gjuetie të llojit “Crvena Zastava” një pushkë gjuetie- karabinë ,611 fishek të kalibrit 6.62 mm,49 fishek të kalibrit 12 mm.
Njësiti policor në katin e parë të së njëjtës shtëpi me urdhër të prokurorit ka konfiskuar armët e të dyshuarit mashkull K-Serb dhe atë; Një pushkë gjuetie prodhim Rus, një pushkë gjuetie M-48 e kalibrit 7.9 mm,93 fishek të kalibrit 16 mm ,181 fishek të kalibrit 7.9 mm,44 fishek të kalibrit 8.57 mm, një fishek të kalibrit 7.63 mm, katër thika ushtarake, dy palë dylbi, një komplet i pajisjes për pastrim të arëve, dy makina për mbushjen e fishekëve dhe katër gypa, katër dorëza të revoleve ,një mbushës për barut, një spirale e pushkës, një rrethatore për municion dhe katër kuti me diabola .Me urdhër të prokurorit rasti shkon në procedurë të rregullt. /2L ONLINE/
fotoilustrim