“Ensar Huruglica kthehet në qytetin e tij të lindjes. Ai bashkohet me ne si një djalë i qytetit tonë me shumë potencial. I rritur në Zvicër ku së fundmi ishte pjesë e ekipit të Kriens, Ensari shquhet si një djalë me shumë potencial”, thuhet në njoftimin zyrtar të klubit gjilanas, FC Drita.
Përndryshe, 20-vjeçari është prezantuar nga drejtori sportiv, Valon Zymberi i cili i dëshiroi mirëseardhje.
“Klubi ynë, FC Drita do të jetë shtëpia ku talentin e tij prej një futbollisti në rritje e sipër tash e tutje do ta shfaqë në fanelën bardhë e kaltër”, thuhet në njofitm. /2LONLINE/