Menaxheri i kombëtares Bajram Shala edhe ndihmës selektori Muharrem Sahiti, janë paraqitur në konferncë për media.
Ata kanë folur për ndeshjen me Suedinë dhe mundësinë e bashkimit të kombëtares.
“E para nuk është datë e UEFA dhe vështirë është të grumbullohen lojtarët e grupit A, por jemi duke bisedua me disa lojtarë që i kemi në shtetet skandinave dhe këto ditë po presim se cili lojtar do të na bashkohet nga jashtë”.
“Ne kemi vëzhguar edhe Superligën e Kosovës dhe kemi thënë gjithmonë që kombëtarja i ka dyert e hapura për të gjithë futbollistët. Kontaktet i kemi edhe me Herolind Shalën që të shohim ku është pas lëndimit. Zyrtare do të jetë nga 8 janari në Katar dhe do ta shohim mundësinë a mund ti ftojmë lojtarët. Çdo ndeshje miqësore është e rëndësishme dhe gjithmonë përvoja përfitohet kur ke eksperienca me skuadra të forta”, përfundoi Sahiti.
Andaj, “dardanët” për duelin miqësorë me Suedinë, do të ftojnë lojtarët tjerë kryesisht nga Skandinavia, Superliga e Kosovës dhe vende të tjerat që pauzojnë nga futbolli gjatë dimrit.