Liderët politik shqiptarë kanë marrë sot qëndrim unik që të ndërpresin bisedimet me qeverinë serbe. Gjatë një takimi të përbashkët ata kanë konstatuar se politika e Beogradit zyrtarë vazhdon ti diskriminoj skajshmërisht shqiptarët e Luginës, raporton tvpresheva.
Ky vendim i liderëve shqiptarë vie pasi në seancën fundit të parlamentit serb , kuvendi nuk ka marrë parasysh amendamentet e deputetit popullor Riza Halimi, duke miratuar ligjin e ri për rrjetin e drejtësisë .
Më këtë ligj Presheva do të mbete pa gjykat dhe prokurori pasi qeveria serbe me regjistrimin e fundit në Luginë njeh më pak se 1000 shqiptarë, transmeton Titulli.
Sipas kryetarit të Preshevës, Ragmi Mustafa deri tek ndërprerja bisedimeve ka ardhë, pasi edhe ministria e shëndetësisë nuk ka realizuar premtimet e dhëna.
Si arsye të tjera për bojkotin e bisedimeve është edhe mos kthimi i lapidarit në Preshevë , konfiskimi teksteve shkollore shqipe, mos largimi i lapidarit të paramilitarëve mbi fshatin Luçan të Bujanocit si dhe vendimi i fundit i qeverisë i cili shkurton buxhetin e komunave shqiptarë në mënyre drastike , duke u dedikuar ato mjete për komunat serbe në Kosovë.
Sipas liderëve politik shqiptarë, bisedimet me palën serbe kishin nisur me ndërmjetësimin e OSBE-së , ndërsa plani i tyre prej shtatë pikave deri më tani ka mbetur vetë, në letër, pasi asnjë premtim i qeverisë në Beograd nuk është realizuar deri më tani.