Ismet Azizi nga Shoqata “ Kosova për Sanxhakun“, ka bërë me dije, për organizimin e Konferencës shkencore me tematikë: Ferhat Draga, rrethanat historike dhe lufta për çlirim kombëtar.
Ai tha se Shoqata “Kosova për Sanxhakun” në bashkëpunim me Komunën e Mitrovicës, me datë 8 shtator 2017, organizon konferencë shkencore për nderë të 137-vjetorit të lindje dhe 73 vjetorin e vdekjes së Ferhat Dragës.
Konferenca do të mbahet me datën 8 shtator 2017 në shtëpinë e kulturës “Rexhep Mitrovica” në Mitrovicë, me fillim në ora 14.00.
“Konferenca shkencore kushtuar Ferhat Dragës, Kryetar i “Bashkimi” (Xhemijet), ka për qëllim ndriçimin e; Luftës për çlirimin kombëtar nga zgjedha shekullore serbomadhe, Dëshmive historike nga arkivat e shtetit të Kosovës, Shqipërisë, Maqedonisë, Sanxhakut dhe Turqisë, biografisë së Ferhat Dragës dhe bashkëpunëtorëve të tij. Kontributi i tij, familjes dhe bashkëpunëtorëve në mbrojtjen humane të popullit shqiptarë dhe boshnjak në Kosovë e Sanxhak, në periudhën kohore 1918-1945”, ka thënë Azizi.