Shoqata për Trashëgimi dhe Krijimtari Kulturore e Luginës së Preshevës, me seli në Preshevë organizon konferencë shkencore me temën “ÇËSHTJA E LUGINËS SË PRESHEVËS NË DIMENSIONIN RAJONAL DHE NDËRKOMBËTAR, TË DREJTAT E NJERIUT, SIGURIA DHE MARRËDHËNIËT SHQIPTARE – SERBE.
Pjesëmarrës në konferencë janë të ftuar studiues dhe përfaqësues nga të gjitha trevat shqiptare në Shqipëri, Kosovë, Maqedoni, Mal i Zi, Lugina e Preshevës dhe të tjerë, shkruan Titulli.com.
Të interesuarit për pjesëmarrje në këtë konferencë mundë të paraqesin temën/abstrakti/ deri më 15 nëntor 2016 në formë të shkruar (word) me volum nga 8-20 faqe.
Për detaje tjera mundë të kontaktoni edhe Shoqatën për Trashëgimi dhe Krijimtari Kulturore në Preshevë /17523/, rr.Sava Kovaçeviq,nr.80 në email: [email protected] dhe numrat . 017-660-676; +38163 8771423.
Qëllimi i Konferencës është shqyrtimi dhe trajtimi shkencor si dhe riaktualizimi i Çështjes së Luginës së Preshevës në dimensionin rajonal e ndërkombëtar dhe mbahet më 26 Nëntor 2016 në Preshevë.