Në Prishtinë nesër do të interpretohet vepra e cila do të jetë premierë botërore.Me shtatë vepra premiale me laramani të epokave stilistike nga baraku e deri te muzika më bashkëkohore, e me pesë artistë nga vende të ndryshme të Evropës, nesër në “Sallën e Kuqe” të Pallatit të Rinisë do të ketë koncert të orkestrës simfonike të Filarmonisë së Kosovës.
Drejtori i Filarmonisë së Kosovës, Baki Jashari sot ka promovuar orkestrën që do performojë nesër plot shtate vepra.
“Jemi këtu për të promovuar, koncertin e radhës të orkestrës simfonike të Filarmonisë së Kosovës që do të mbahet nesër pra ditën e diele, me 1 mars, këtu në sallën e Kuqe të Pallatit të Rinisë. Përmbajtja programore e këtij koncerti të veçantë përfshin plot shtatë vepra premiale me njà « laramani të epokash stilistike nga baroku e deri te muzika më bashkëkohore e shekullit XXl. Në realizimin e këtij programi ambicioz kemi ftuar pesë artistë që vijnë nga Gjermania, Italia, Zvicra dhe Polonia.. Ne kemi nderin që interpretimi i kësaj vepre në Prishtinë paraqet premierë botërore”, tha Jashari.
Solistja soprano nga Polonia, Aleksandra Gudzio tha se është hera e parë qe vjen në Kosovë, për çka shprehu kënaqësinë që të jetë në këtë vend për këtë koncert.
“Është hera e parë për mua këtu në Prishtinë, në Kosovë, dhe më pëlqen ky vend shume, më pëlqen ky qytet, është nder i madh të jem këtu dhe të mbaj koncert e të këndoj bashkë me këtë orkestër kaq të mire dhe mezi pres për koncertin e nesërm, me këta njerëz kaq të mirë”, tha ajo.
Jashari tha se dirigjenti i këtij koncerti do të jetë Dariusz Mikulski, nga Gjermania. Është hera e dytë që Mikulski dirigjon në Filarmoninë e Kosovës.
Edhe violinisti David Alogna tha se është i kënaqur që ndodhet në Prishtinë, derisa theksoi se ky është koncerti i parë për pikolo trumbetë dhe violinë.