DYLON

Gjilani me koncert në shesh të qytetit do t’i përmbyllë aktivitetet e saja për mërgimtarët

Gjilani me koncert në shesh të qytetit do t’i përmbyllë aktivitetet e saja për mërgimtarët
Avatar photo Redaksia

Në sheshin “Agim Ramadani” me koncertin MISHMISH, bëhet mbyllja e aktiviteteve për mërgimtarët ju ftojmë që nën respektim të plotë të masave anti –kovid të merrni pjesë dhe ta ndiqni këtë festival që mbahet me 21 gusht 2021, ora 18:00, thuhet në njoftimin e komunës.

Komuna e Gjilanit ka organizuar takime të shumta, aktivitete të ndryshme kulturore, artistike, sportive, rekreative, tradicionale e deri te pritjet në zyrën e kryetarit që të diskutohen idetë innovative, planifikimet për Gjilanin dhe opsionet më të mira për vendin e lindjes.

EkoHigjiena

Gjilani është krenar për mërgatën që ka, është i vendosur që ti pres në shtëpitë e tyre sepse ata janë gjilanas kudo që jetojnë dhe janë mirësi për familjet e tyre që kanë këtu.

Kryetari i Komunës së Gjilanit, Lutfi Haziri, fton të gjithë qytetarët që ta ndjekin festivalin muzikor në qendër të Gjilanit, por duke respektuar masat mbrojtëse anti – kovid në bazë të vendimeve qeveritare me dëshirën që të kalojnë sa më mirë gjatë këtij aktiviteti përmbylles për mërgatën.

“Gjilanit i mungoni dhe Gjilanin e gëzoni me vet ekzistencën tuaj. Ju jeni gjallëria e Komunës sonë dhe ju jeni forca e të gjitha familjeve këtu. Ne ju respektojmë dhe falënderojmë pafund për investimin, humanitetin, solidaritetin dhe gjithçka që bëni për vendlindjen tuaj. Ju dëshironi ta shini Gjilanin tuaj duke u zhvilluar dhe këtë bashkërisht po e bëjmë. Qofshin me shëndet të gjithë mërgimtarët, Zoti i bekoftë dhe i mbroftë kudo që janë dhe ju dëshirojmë rrugë të mbarë për në vendet e tyre dhe angazhimet në punë që kanë. Ne ju presim gjithmonë dhe qofshi me shendet përkundër mallit që keni”, ka thënë mes tjerash në ftesën e tij kryetari Haziri.​ /2LONLINE.com/

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.