Në vazhdën e bashkëpunimit të Institucioneve komunale të Vitisë me Caritasin e Kosovës, kryetari i komunës Sokol Haliti, ka pritur sot në një takim drejtorin gjeneral të kësaj organizate Don Viktor Sopi.
Në këtë takim, u bisedua për thellimin e bashkëpunimit të mëtutjeshëm mes këtyre dy mekanizmave dhe vazhdimin e implementimit të projekteve në të ardhmen.