Bizneset dhe njerëzit vullnetmirë kanë ndihmuar mjaft shumë Komunën e Kamenicës duke dhuruar shuma të ndryshme të parave për ta tejkaluar situatën në të cilën po kalojmë, pas përhapjes së pandemisë COVID-19.
Përveç mjeteve mbrojtëse dhe pakove ushqimore që kemi siguruar, komuna ka menduar edhe për fëmijët të cilët janë në vetëizolim, duke blerë disa lodra me paratë e bizneseve dhe këtyre qytetarëve.
Kryetari i Komunës, Qëndron Kastrati duke falenderuar të gjithë ata që kanë dhënë kontribut për tejkalimin e kësaj situate, ka thënë se janë përkujdesur edhe për më të vegjlit në mënyrë që të mos mërziten në shtëpitë e tyre.
“Këto lodra i kemi blerë për fëmijët që janë në vetëizolim. Së bashku me vullnetarët i kemi shpërndarë dhe shpresojmë që do t’iu pëlqejnë fëmijëve, dhe do të kalojnë kohën me to. Falenderoj të gjitha bizneset dhe qytetarët vullnetmirë të cilët me kontributin e tyre po na ndihmojnë që së bashku të tejkalojmë këtë situatë”, ka thënë ai.