Artistët botëror i përgjigjen pandemisë COVID-19, artistët tonë i përgjigjen me peizazhe

Artistët botëror i përgjigjen pandemisë COVID-19, artistët tonë i përgjigjen me peizazhe

Arti është metaforë shpirtërore, meteor estetik, galaksi e pafund ngjyrash dhe nuancash e tonesh, det idesh, zbukurim asbtrakt që i nënshtorhet imagjinatës dhe idesë e që bëhet i kënaqshëm duke u marr me të vërtetën dhe të pavërtetën, jo- ekzistente.

Nga: Ilir Muharremi, kritik i artit

Jeta jonë reale e çastit është burim frymëzimi magjik e shpirtëror për artin, është materie e ashpër të cilën arti e përpunon, çëndisë, rimodelon në mënyrën formale të vet. Ndaj fakteve që na ofron situata jetësore arti është shpesh indiferent sepse pranon përmes barrierës së shtruar ndaj jetës vetëm atë anën e bukur të një stili të ri të trajtuar drejt përsosjes. Nëse jeta arrinë ta merr artin atëherë arti përfundon drejt greminës e nga kjo nuk guxojmë të vuajmë sot në këtë kohë pandemie, mortje e cila na ka pllakosur të gjithëve. Arti ka për detyrë të na zbukuron çastet e lodhjes, monotonisë përmes artistëve tonë të cilët nga peizazhet, natyrat e qeta, stilit të tyre personal nuk mund të ikin. Artistë, rrënoni këtë kolerë me brushë, ngjyrë, telajo, art konceptual sepse jeta shpirtërore e personale po ju rrëmben juve dhe artin. Ikni nga gremina e mortjes individuale, shpërndajeni shpirtin tuaj çastit duke kënaqur popullin. E këtë po e bëjnë artistët botëror të cilët po i revanzhohen koronavirusit me vepra interesante artistike. Mos u merrni me shambllone, nënshtrojuni çastit tranzit momental, zgjohuni nga gjumi klasik, krijoni në kohën e tashme siç po krijojnë artistët botëror. Dilni nga atelietë, vriteni koronavirusin pa maskë kirugjike sepse kirurg jeni ju artistë. Shërues dhe vrasës të mortjes.
Arti e merr jetën si pjesë të materias të tij të ashpër, e rikrijon dhe e rimodelon atë në forma të reja, është krejt indiferent ndaj fakteve, shpikjeve, imagjinatave, ëndrrave, dhe mban ndërmjet vetes dhe realitetit barrierën e padepërtueshme të stilit të bukur, apo të trajtimit zbukurues dhe të përsosur. Hapi tjetër është kur Jeta merr anën e epërme dhe e drejton Artin drejt humbëtirës. Ky është rrënimi i vërtetë, dhe prej kësaj ne po vuajmë sot.

Vepër arti për dezinfektimin e duarve

Çdo ditë ti i pastron duart, mirëpo nuk e ke vërejt shkëndijën e shkumëzuar të shamponit dhe fluskat ngjyrë floureshente që të janë vërshuar në shuplakat e dorës. Buzëqeshja shpalos harmonin e dhëmbëve dhe ndjenjat festojnë nga akulli i pastërtisë. Koronavirusi është bërë më i bezdizshëm se zgjeba e tash dhjetë herë në ditë duart i pastron, para mortjes i laje tri herë dhe identifikoheshe si pederas, e tash që i patron dhjetë herë në ditë? “Lani duar tuaja” është vepër e artistët Sara Shakeel e cila pas çdo larjes së duarve artistes ja kthen një buzëqeshje në fytyrë dhe e zhytë poshtë membranës së trurit aty te kujtesa. Pse artistëtë tonë nuk e shohin si të rëndësishme veprën e artit pastrimin e duarve? Arti ka për qëllim të futet gjithkund dhe të na edukoj.

Dashuri në kohën e koronavirusit

Trupi dhe shpirti ndjejnë ëmbëlsinë, çiltërsinë, parajsën dhe përhumbjen. Dashuria vjen nga dora e Zotit, shtrydh zemrat dhe ja dimë vlerën humbjes. “DASHURI në vitin 2020” vepër nga artistja Giulia Rosa. Ajo përfaqëson dashurinë në kohën e koronavirusit. Dy të dashuruar puthen me njëri-tjetrin, të mbrojtur nga maska ​​kirurgjikale. Lëngun e pështymës nuk mund ta shijojnë, gjuha nuk mund të rrokulliset brenda gojës, e as buza e poshtme nuk mund ta ndjej atë kafshimin epshor. Epshi është falso e dëshira origjinale, ndërsa fantazia surreale. Ata janë dashnorët modern. Artisti bashkëkohor çelë sytë njerzimit, e përfaqëson atë, e bën të ndjehet mirë, të ëndërroj nga karantina monotone. As kolera mesjetare e as ndonjë virus nuk u bë pengesë për dy të dashuruar sinqerisht, andaj artistja këtë e shprehë në formë më të pastër, më të sinqertë, më optimiste, përtej gjembave, përtej dhembjeve. Nga ky ferr i strukur vuajtja shuhet dhe është e paaftë sepse këta dy po dashurohen. “Dashuria është një ndjenjë që nuk mund të shpjegohet! Është Zoti i të gjithë natyrës! Është një ndjenjë e hidhur dhe e ëmbël njëkohësisht! Dashuria! Një përbindësh i bukur që është e pamundur ta kuptojmë! Zot, që në mes të gjithë gjembave që na shpojnë e na shkaktojnë dhembje, ti shtron kaq shumë trëndafila në rrugën ku ecim, dhe pa të cilën ekzistenca dhe vdekja nuk do të kishin më dallime e do të ishin një!” – Xhakomo Kazanova

Art me letër higjienike kundër koronavirusit

Artistët botëror nuk ndalojnë së krijuari kundër koronavirusit. Nga imagjinata pajtojnë idenë me materien, paraqesin idenë të kthyer në materie dhe materien të lartësuar në ide. Ata të dy sytë i mbajnë hapur, syrin e jashtëm i cili vështron dritën dhe shkëlqimin monoton, panikë, kaos dhe ai sy mbyllet sepse reagon syri i brendshëm. “Panikë”, vepër nga një letër toaleti e artistit CB Hoyo, është ekspozuar. Njerëzit rëndom krijon panikë ndaj letrave higjienike dhe është krijuar vargan njerzish të cilët presin të blejnë letër toaleti e që mendja e artisti nuk mund ta përcepton pse njerzit duhet të presin në radhë për ta fshirë bythen. Panikë, klithmë, stres krijojnë njerzit në këtë kohë pandemie e paniku sjell kaos ndërsa arti proteston kundër kësaj e ky është qëllimi i artit.

Artikulli më i shitur është letra për ta fshirë bythen. Arti lufton me të shëmtuarën për hirë të së bukurës sepse nocioni i artistikes dhe i së bukurës paraqesin nocion të përbashkët të një fryme. Bukuria është shumë e thjeshtë ajo gjendet në personalen duke prekur globalen dhe aktualen, ndërsa e keqe është ajo e neveritshme.

KOMENTE