(2L ONLINE) – OJQ Fortesa përmes Amir Jakupit kishte vënë në thumb të kritikës punën e Kuvendit Komunal të Kamenicës, (shih shkrimin: Jakupi: Kuvendi i Kamenicës, jashtë shinave), por se me këtë nuk janë pajtuar pushtetarët të cilët kanë reaguar përmes zyrës për informim si më poshtë:
“Kryetari i Kuvendit komunal po udhëheq seancat e Kuvendit në mënyrë demokratike dhe transparente që i ka munguar më herët kuvendeve të kaluara, dhe se Kuvendi po merr vendime të rëndësishme dhe deri tash nuk kemi vërejtje nga Ministria e pushtetit lokal që mbikëqyrë vendimet dhe punën e Kuvendit Komunal, OJQ Fortesa dhe Amir Jakupi duhet të mësohen se kemi të bëjmë me debat të hapur dhe shprehje të lirë të vullnetit të delegatëve dhe jo të imponuar dhe e që mund ti duket teatër sepse delegatët kanë mundësi të shprehen ashtu si mendojnë dhe jo të votojnë formalisht sa për të marr vendime.
Kryetari i Kuvendit Bajram Dërmaku edhe në seancën e sotme të jashtëzakonshme për emërtimin e rrugëve miratoi rendin e ditës dhe hapi debatin, kërkoi nga të gjithë delegatët që të paraqesin vërejtjet dhe sugjerimet e tyre dhe pas shumë diskutimeve kjo pikë e rendit të ditës kaloi me votim me vërejtje ku pro u deklaruan 10 këshilltarë ndërsa kundër kishin qenë 9 këshilltarë, është e vërtetë që ka pasur kundërthënie,por jo edhe falsifikime dhe nëse ka falsifikime të nënshkrimeve nga këshillat lokale nuk është punë e kryetarit të kuvendit e aq më pak e OJQ-Fortesa të vërtetoj por është e organeve hetuese,në konsultim me kryesuesin dhe shefat e grupeve parlamentare do të formohet një komision dhe do të vazhdojnë me takime me kryetarët e këshillave lokale dhe qytetarët që të plotësojnë me propozime tjera’.
Komuna e Kamenicës
Zyra për Informim