(2L ONLINE) – Drejtoria e Shërbimeve Publike dhe Emergjencës së Komunës së Vitisë ka ndërhyrë dje në vendosjen e disa gypave në një pjesë të tokave bujqësore të fshatit Pozheran.
Sipas autoriteteve Komunale kjo është bërë me qëllim që të mos shkaktohen vërshime në këtë pjesë. Megjithatë ata theksojnë se Komuna do të shikon mundësitë që të bënë edhe intervenime të tjera./2L ONLINE/