Komuna e Kamenicës i ka njoftuar Kryetarët e Këshillave Lokale të cilët janë të interesuar që me bashkëfinancim të realizojnë projekte infrastrukturore në lokalitetin e tyre për vitin 2020, duhet të parashtrojnë kërkesë pranë zyrës së Kryetarit të Komunës, Qëndron Kastrati.
Kërkesa duhet të parashtrohet me plan ideor përkatës. Prioritet do të kenë ato projekte që gravitojnë numër të madh të banorëve.
Afati i dorëzimit të kërkesave me projekte ideore fillon me 15 shkurt dhe është i hapur deri me 15 mars 2020.