Për nder të Ditës Ndërkombëtare të Fëmijëve Fatbardha Emini, drejtoreshë e Arsimit në Viti së bashku me përfaqësues të Qendrës Rinore të Vitisë, në krye me Donjeta Sadikun kanë vizituar nxënësit e me nevoja të veçanta në klasën e bashkangjitur që gjendet në shkollën fillore të mesme të ulët “Bafti Haxhiu” në Viti.
Gjatë kësaj vizite këta nxënës kanë pranuar nga Qendra Rinore e Vitisë veshje dimërore si kapela, shalla dhe dorëza si dhe gjëra të tjera. Në këtë vizitë ato i uruan nxënësit në shënimin e kësaj dite pore edhe suksese në mësime.