Komuna e Vitisë, konkretisht Qendra Kryesore e Mjekësisë Familjare (QKMF) në Viti, ka shënuar sot Ditën Botërore të Shëndetit Oral.
Kjo ditë është shënuar përmes dy aktiviteteve në njëra në SHFMU “ Kenan Halimi” në Skifteraj dhe SHMFU“ Skënder Emërllahu” në Fshatin e Ri. Dr.Adnan Neziri- stomatolog dhe Dr.Mimoza Rama-stomatologe para nxënësve kanë folur për rëndësinë e higjienës së mirë të gojës, e cila sipas tyre është shumë e rëndësishme pasi ajo favorizon një shëndet të mirë.
Përndryshe stomatologët në fjalë kanë shpjeguar që prej moshës një vjeçare e në vazhdim çdo person duhet të kontrollojë dhëmbët dy herë në vit tek stomatologu.
Me këtë rast kryetari i komunës së Vitisë, Sokol Haliti thënë se komuna e Vitisë i jep një rëndësi të veçantë kujdesit shëndetësor të qytetarëve të saj dhe të vetëdijesimit të tyre kundër sëmundjeve të ndryshme me qëllim të parandalimit të tyre.
Ndërkaq Dr.Vjollca Kadolli-Halili ka thënë se QKMF në Viti, po mundohet të shënojmë ditët e promocionit të shëndetit kombëtar, ku përmes aktiviteteve simbolike synojnë të rrisin vetëdijesimin qytetar për sëmundje të ndryshme.
Bëhet me dije se kjo ditë organizohet çdo 20 mars, e cila synon të rrisë ndërgjegjësimin si dhe të tregojë rëndësinë e madhe që ka shëndeti oral në shëndetin e përgjithshëm. /2LONLINE/