DYLON

Ka filluar ushtrimi ndërkombëtarë i Kërkim Shpëtimit “Kosova Resolve 2023”

Ka filluar ushtrimi ndërkombëtarë i Kërkim Shpëtimit “Kosova Resolve 2023”
Avatar photo Redaksia

Komanda e Gardës Kombëtare të Forcës së Sigurisë së Kosovës, ka pritur ekipet e Kërkim Shpëtimit nga shtetet: Hungaria, Italia, Malta, Irlanda e Veriut, Portugalia, Turqia dhe Britania e Madhe, që i janë bashkuar ushtrimit ndërkombëtarë  “Kosova Resolve 2023”, që realizohet dhe udhëhiqet nga Qendra Ndërkombëtare e Kërkim Shpëtimit (QNTKSH) të FSK-së, njofton Forca e Sigurisë së Kosovës.

Komandanti i Garës Kombëtare, Gjeneral brigade Naim Haziri i ka pritur dhe ju ka uruar mirë se ardhje ekipeve, duke ju dëshiruar suksese në ditët e ushtrimit, duke ju ofruar përkrahjen e tij dhe të stafit, për të realizuar këtë ushtrim shumë me interes për Kosovën e në veçanti për FSK-në, duke shpërndarë njohurit dhe përvojat e ekipeve nga vendet e ndryshme, me qëllim të ndërveprimit në operacione të përbashkëta për t`u dal në ndihmë vendeve kur do që kërkohet, siç ishte ai i operacionit të Kërkim Shpëtimit në Republikën e Turqisë muajin e kaluar.

EkoHigjiena

Ushtrimi  “Kosovo Resolve 2023”, është një ngjarje shumëkombëshe 5-ditore me ekipe dhe bashkëpunëtorë të Shoqatës Evropiane të Ekipeve Vullnetare të Mbrojtjes Civile (EVOLSAR), këto ekipe pjesëmarrëse  janë të kërkim-shpëtimit që reagojnë në nivel kombëtar dhe ndërkombëtar në ngjarje krizash dhe fatkeqësish ku do në botë, 60 pjesëmarrësit në këtë ushtrim ndërkombëtarë, pjesa më e madhe e tyre ishin të përfshinë në operacionin e kërkim shpëtimit në Turqi, ku edhe kanë operuar së bashku me ekipet e Forcës së Sigurisë së Kosovës.  /2LONLINE/

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.