Organizuar nga Komuna e Vitisë, konkretisht Drejtoria për Urbanizëm, Planifikim dhe Mbrojtje të Mjedisit sot në fshatin Terpezë është zhvilluar një aksion i pastrimit në vendin e quajtur “ Të pishat”.
Aksioni i pastrimit është mbajtur për nder të Ditës Botërore të Pyjeve të Pastërta dhe atij ju janë bashkangjitur zyrtarë komunal nga Drejtoria për Shërbime, Publike dhe Emergjencë, Drejtoria e Inspekcionit, ,Drejtoria për Bujqësi, Pylltari dhe Zhvillim Rural, Ekonomia e Pyjeve dhe banorë të fshatit Terpezë.
Me këtë rast Ajet Sallahu, Drejtor për Urbanizëm, Planifikim dhe Mbrojtje të Mjedisit, potencoi se gjatë këtij aksioni të pastrimit janë mbledhur sot rreth 100 thasë me mbeturina. Nga aty ai ju bëri thirrje të gjithë atyre që vizitojnë këtë vend që të kenë kujdes për mjedisin.
“Komuna e Vitisë, po vazhdon me aksione të pastrimit me moton “Pastro dhe Ruaj” dhe atë në gjithë territorin e kësaj komune ku paraqitët nevoja. Për nder të ditës Botërore të Pyjeve të Pastërta ne se bashku me të gjithë vullnetarët sot kemi dalë të pastrojmë këtë vend të bukur.
Nga këtu ju bëjë thirrje që të keni kujdes për mjedisin pasi që kjo gjë është në të mirën e të gjithëve”, u shpreh drejtori Sallahu.