(2L ONLINE) – Me rastin e 15 vjetorit të ditës së çlirimit të Komunës së Vitisë janë shënuar sot një varg të aktiviteteve ku fillimit në orët e para ditës është mbajtur një seancë solemne për nder të kësaj dite,ndërkaq më pas janë bërë homazhe në varrezat e dëshmorëve në Viti.
Ndërsa në kuadër të programit të organizuar nga DKRS është hapur sot një ekspozitë e artit pamor si dhe prej orës 19:00 është paraparë të mbahet Koncert i madh para Shtëpisë së Kulturës dhe atë me këngë e valle nga Ansambli vitias, shoqëritë kulturo artistike dhe grupet tjera muzikore të komunës së Vitisë. Në këtë Manifestim, të pranishmëve do tu drejtohet me një fjalë përshëndetëse edhe kryetari i komunës së Vitisë z.Sokol Haliti.
Gjatë seancës solemne që është mbajtur sot për nder të ditës së çlirimit të Komunës së Vitisë, Kryesuesi i Kuvendit Komunal të Vitisë, Naim Pira duke i uruar qytetarët vitias për këtë ditë të rëndësishme theksoi se dita e sotme është e veçantë dhe atë jo vetëm për komunë e Vitisë por edhe më gjerë dhe atë sepse 15 vite më parë i u është dhënë fund një epoke të gjatë të luftës së shumë brezave për lirinë dhe pavarësinë e këtij vendi.
“Nuk mund të kalojnë kujtimet pa u ndaluar në disa ngjarje historike që tronditën botën e civilizuar, që nga ngjarjet e vitit 1968 e deri në daljen në skenë të UÇK-së, gjithashtu është e pamundur të mos kujtojmë ideologun, politikanin, njeriun e paqes dhe arkitektin e shtetësisë së Kosovës që jetoj shkurt por ndryshoj një shekull, Dr.Ibrahim Rugoven” u shpreh Kryesuesi Pira.
Ai poashtu theksoi se ne duhet të jemi mirënjohës veprës së shumë dëshmorëve si të familjes së Adem Jashari por edhe miqve Euroatlantik në krye me SHBA-të për lirinë të cilën e gëzojmë sot.
Ndërkaq Kryetari i Komunës së Vitisë Sokol Haliti duke i uruar qytetaret vitias për shënimin e kësaj dite tha se kjo datë shënon përfundimin shtypjes dhe represionit të pushtetit serb por edhe rrugëtimin drejtë lirisë dhe pavarësisë.
“Kjo ditë e madhe shënon fitoren e lirisë mbi robërinë dhe të drejtësisë mbi padrejtësinë, në esencë kjo datë është kurorëzim i përpjekjeve shumë shekullore për të qenë të lirë dhe shtet. Kjo datë është kurorëzim i fitores për ne dhe përmirësim i gabimeve historike të tjerëve ndaj nesh, dhe 15 vjet më parë ju dha vula përfundimtare e finalizimit të përpjekjeve tona për tu barazuara me të tjerët” u shpreh Haliti.
Kryetari Haliti tha se sot po përkujtojmë gjithashtu të gjitha ata që u sakrifikuan për këtë liri dhe të gjitha ata që u shkrinë për të punuar për të mirën e popullit dhe atdheut.
Ndërkaq përfaqësuesi i familjeve të dëshmorëve të Vitisë, Xhemajl Rexhepi duke e cilësuar ditën e sotme si të shenjët pasi sipas tij u dha shumë mund dhe sakrificë.” Po të mos ishte UÇK-ja nuk do të kishim për çka të krenohemi dhe të festojmë sot, duhet të krenohemi me ata që ranë për lirinë e Kosovës po ne nuk duhet ti harrojmë ata” u shpreh Rexhepi.
Pas kësaj seancë përfaqësues të institucioneve komunale, partive politike, policisë mjekëve, qytetarë të shumë etj… kanë bërë homazhe në varrezat e dëshmorëve në Viti.
Ndërsa në kuadër të programit të organizuar nga DKRS është hapur sot një ekspozitë e artit pamor si dhe prej orës 19:00 është paraparë të mbahet Koncert i madh para Shtëpisë së Kulturës dhe atë me këngë e valle nga Ansambli vitias, shoqëritë kulturo artistike dhe grupet tjera muzikore të komunës së Vitisë. Në këtë Manifestim, të pranishmëve do tu drejtohet me një fjalë përshëndetëse edhe kryetari i komunës së Vitisë Sokol Haliti. /2L ONLINE/