Nën organizimin e Komunës së Vitisë, konkretisht të Drejtorisë për Urbanizëm, Planifikim dhe Mbrojtje të Mjedisit, në Viti është shënuar 5 Qershori- Dita Botërore e Mjedisit. Me këtë rast në shëtitoren Viti-Binçë që është për skaj të lumit
“Morava e Binçës” të rinjtë vitias nën hijen e drunjëve të kësaj shëtitore kanë zhvilluar një koloni artistike ku kanë bërë piktura me motive që ndërlidhën kryesisht me Mjedisin.
Të rinjtë pjesëmarrës në këtë aktivitet i ka vizituar edhe Ajet Sallahu, Drejtor për Urbanizëm, Planifikim dhe Mbrojtje të Mjedisit. Përndryshe 5 qershori u caktua si Dita Botërore e Mjedisit në vitin 1972 , nga Asambleja e Përgjithshme e OKB-së.