Kryetari i Komunës së Vitisë, Sokol Haliti ka pranuar dje një mirënjohje nga Fondi për Zhvillim Komunitar (Community Development Fund- CDF).
Kjo mirënjohje ju është dhënë Komunës së Vitisë për kontributin në implementimin e projekteve të përbashkëta për gjatë 20 viteve.
Ndërkaq kjo mirënjohje është lëshuar në emër të Drejtoreshës ekzekutive të Fondit për Zhvillim Komunitar, Nermin Mahmuti.