Kryetari i Komunës së Vitisë, Sokol Haliti dhe Bekim Azizi, Kryesues i Kuvendit Komunal të Vitisë, me bashkëpunëtor kanë përkujtuar dhe bërë homazhe në varrezat e dëshmorëve në Viti, për nderë të dëshmorit Rashit Mustafa-Komandat- “Karadaku”.
Homazhe kanë bërë edhe përfaqësues të organizatave të dala nga lufta e UÇK-së, bashkëluftëtare të tij, policisë, subjekteve politike, deputetë të Republikës së Kosovës nga kjo komunë, familjarë të dëshmorit dhe të tjerë.
Kurore lule dhe nderime për dëshmorin Rashit Mustafa, janë bërë edhe të shtatorja e tij në qytetin e Vitisë.
Përndryshe sot po mbahet edhe një akademi përkujtimore për nderë të jetës dhe veprës së tij heroike. /2LONLINE/