DYLON

Kreu i Vitisë ndau mirënjohje për profesoreshën, Maxhide Fazliu, e cila kontribuoi mbi katër dekada në arsim

Kreu i Vitisë ndau mirënjohje për profesoreshën, Maxhide Fazliu, e cila kontribuoi mbi katër dekada në arsim
Avatar photo Redaksia

Me rastin e pensionimit të profesoreshës së gjuhës shqipe, Maxhide Fazliu, kryetari i komunës së Vitisë, Sokol Haliti, ka marrë pjesë në një ceremoni rasti.

Aty, i pari i komunës, ka falënderuar atë për kontributin shumë vjeçar në arsim, në veçanti në kohët më të vështira të arsimit shqip, konkretisht në vitet e 90-ta.

EkoHigjiena

Haliti po ashtu tha se kontributi i saj dhe i kolegëve të saj është shumë i çmuar dhe prandaj dëshirojnë që me një mirënjohje të nderojnë dhe falënderojnë ata që kanë kontribuar shumë në arsimin e gjeneratave të shumta ndër vite.

Përndryshe sipas të dhënave të marrë nga Drejtoria Komunale e Arsimit në Viti, profesoresha Fazliu, ka kontribuar mbi 40 vite në arsim dhe për herë të fundit ka punuar si profesorësh e gjuhës shqipe në Gjimnazin “Kuvendi i Lezhës” në Viti.  /2LONLINE/

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.