Me rastin e rënies së dëshmorëve, Gursel e Bajram Sylejmani, Institucionet Komunale të Vitisë të kryesuar nga Kryetari i kësaj Komune, Sokol Haliti dhe Kryesuesi i Kuvendit Komunal, Naim Pira dhe shumë të tjerë kanë bërë sot homazhe në bustet e këtyre dëshmorëve në Viti, konkretisht para Shtëpisë së Kulturës e cila mbanë emrat e dy dëshmorëve vëllezër të cilët kanë rënë për lirinë e këtij vendi.
Gjithashtu me homazhe dhe nga një minutë heshtje ata janë përkujtuar edhe në Memorialin “ Gursel e Bajram Sylejmani” në fshatin e lindjes së tyre, në Sadovinë të Jerlive.
Kurse sot në organizimin e Komunës së Vitisë, konkretisht Drejtorisë për Kulturë, Rini dhe Sport dhe Qendrës Memoriale “Gursel e Bajram Sylejmani” me fillim në ora 17:00 do të mbahet ekspozita e piktorit dhe dëshmorit Gursel Sylejmani në Galerinë e Arteve në Viti.