DYLON

Luta: Nuk ka qeveri që mund ta ndalë autostradën Gjilan-Prishtinë

Luta: Nuk ka qeveri që mund ta ndalë autostradën Gjilan-Prishtinë
Avatar photo Redaksia

Në tubimin e mbajtur në Kmetoc, Verbicë të Kmetocit dhe Shillovë të Muhagjerëve, kandidati i LDK’së për kryetar të Gjilanit, Lutfi Haziri, tha se do të vazhdoj ta ruaj programin e investimeve në infrastrukturë, në arsim, bujqësi e shëndetësi.

Ai ka falënderuar banorët e kësaj pjese për përkrahjen, përderisa tha se “në Gjilan nuk kanë vend ata që nuk e dinë sa çerdhe publike kemi”.

Haziri pohoi se arsyeja që ka rikandiduar për kryetar të Gjilanit është që t’i ruaj projektet e mëdha multimilionëshe, të cilat do t’ia bëjnë më të mirë jetën qytetarëve.

EkoHigjiena

“Autostrada do të kaloj përskaj këtyre fshatrave, është një rreze e madhe dhe një interes i qytetarëve. Kjo zonë do të zhvillohet jashtëzakonisht shumë me ndërtimin e Autostradës. Po zotohem para juve se nuk ka qeveri që mund ta ndalë projektin më kapital të Gjilanit. Kjo është arsyeja që kam rikandiduar, që t’i ruaj investimet dhe projektet e mëdha për Gjilanin”, tha Haziri.

Në fund, simpatizatëve të LDK’së i është drejtuar edhe Ramiz Ramadani, kandidat për këshilltar komunal, i cili mban numrin 35.

Sponsorizuar nga LDK

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.