Zv. kryetari i Komunës së Vitisë, Hasan Aliu, kryesuesi i Kuvendit Komunal, Naim Pira dhe përfaqësues të tjerë të komunës nën shoqërimin e Qemajl Rexhepit, Kryetar i Shoqatës së Familjeve të Dëshmorëve në Viti, kanë bërë homazhe dhe kanë vendosur kurora lulesh pranë varrit të dëshmorit Kemajl Azizi në varrezat e dëshmorëve në Viti.
Ata përkujtuan këtë dëshmorë që ra heroikisht në luftën e fundit të UÇK-së.
Përndryshe përfaqësuesit e komunës kanë marrë pjesë edhe në akademinë përkujtimore që është zhvilluar dje në Viti.