(2L ONLINE) – Komuna e Vitisë së bashku me atë të Likovës së Maqedonisë janë përfitues të një projekti në vlerë prej 450 mijë euro i cili financohet nga Komisioni Evropian dhe atë në kuadër të Programit për bashkëpunim ndërkufitar . Kontratën e këtij projekti e ka nënshkruar kryetari i Komunës së Vitisë, Sokol Haliti.
Kryetari i Komunës së Vitisë, Sokol Haliti pas nënshkrimit të kësaj kontrate theksoi se kjo komunë gjatë këtij viti ka përfituar edhe dy projekte të tjera nga KE.” Gjatë këtij viti kemi përfituar edhe dy projekte të tjera nga Komisioni si ajo për rivitalizimin e parkut në Viti i cili ka filluar muaj me parë dhe në të janë angazhuar mbi 40 punëtor nga Komuna jonë.
Poashtu, jemi edhe përfitues të një projekti për renovimin e Shtëpisë së Kulturës në Viti. Dua ta falënderoj Komisionin Evropian i cili ka konfirmuar se komuna jonë është përfituese e projektit ndërkufitar bashkë me atë të Likovës” u shpreh Haliti.
Kryetari Haliti tha se vetëm investimet nga KE në Viti kapin vlerën e afro 1 milion euro. Për ndryshe projekti i fundit të cilën e ka përfituar Komuna e Vitisë në kuadër të projekti ndërkufitar ka të bëjë në fushën e Kulturës.
Ndërkaq Vitia dhe Likova kanë përfituar një grant të përbashkët rreth 450 mijë euro. Ndërsa vetë komunat do të bashkëfinancojnë në këtë projekt më mbi 30 mijë euro. Për ndryshe ky projekt pritet të filloj gjatë këtij viti si dhe do të vazhdoj në vitin në vijim./2L ONLINE/