DYLON

Shqipëria humb në tavolinë, Serbia dënohet me tri pikë!

Avatar photo Redaksia

Komisioni Disiplinor i UEFA-s e ka penalizuar Shqipërinë për ndeshjen e ndërprerë me Serbinë, duke i dhënë kësaj të fundit fitoren 3-0.

Skandal i vërtetë i UEFA-s që në vend të drejtësisë ka zgjedhur diplomacinë politike duke shkelur mbi faktet e pakundërshtueshme në lidhje me ndeshjen Serbi-Shqipëri. Në mënyrë befasuese për mbarë opinionin ndërkombëtar, Komisioni Disiplinor i qeverisë evropiane të futbollit në një tentativë të qartë për të ruajtur ekuilibrat në kurriz të të vërtetës vendosi në fakt ta kthejë në zero ndeshjen e turpshme të Beogradit, pasi nga njëra anë vendosi që ndeshja të fitohet në tavolinë nga Serbia me rezultatin 3-0, ndërsa nga ana tjetër për aktet e dhunës në Beograd vendosi t’i heqë 3 pikë Serbisë, pra praktikisht i bie sikur ndeshja të mos ishte luajtur fare.
Përveç humbjes në tavolinë me rezultatin 3-0 Shqipëria është dënuar edhe me një gjobë financiare prej 100 mijë eurosh, ndërkohë që Federata Serbe e Futbollit dënohet me 100 mijë euro gjobë, si dhe zhvillimin me dy ndeshjeve pa tifozë nga ana e përfaqësueses serbe të futbollit.

EkoHigjiena

Pavarësisht dhunës që u pa në sytë e gjithë botës nga ana e tifozëve serbë, pavarësisht turpit që ndodhi në Beograd dhe precedentëve botërorë të huliganizmit nga ana e serbëve, UEFA ka vendosur të mbyllë sytë, gojën dhe veshët duke zgjedhur balancat politike. FSHF-ja do ta apelojë këtë vendim fillimisht në Komisionin e Apelit dhe pas ezaurimit të këtij hapi, për të synuar që drejtësia të vihet në vend edhe në Gjykatën e Arbitrazhit Sportiv në Lozanë.

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.