Komuna e Vitisë, po vazhdon të vlerësohet për përformancën e saj të mirë. Kësaj radhe kjo komunë serish ka arritur të bëhet pjesë e komunave përfituese e Grantit të Performancës-Mjedisi i Pastër, duke i fituar për këtë një shumë prej më shumë se 145 mijë euro.
Kjo u bë me dije nga një shkesë zyrtare që ka pranuar kryetari i komunës së Vitisë, Sokol Haliti nga Komiteti Drejtues i Grantit të Performancës- Mjedisi i Pastër.
Aty thuhet se ka përfunduar procesin final i vlerësimit të komunave për raundin e tretë të Grantit të Performancës dhe që Vitia është përzgjedhur si komunë përfituese duke uruar atë edhe për arritjen në përformancës në këtë raund dhe duke shpresuar që të kenë bashkëpunim edhe në të ardhmen.
Ndërkaq kryetari Haliti, tha se komuna e Vitisë në vazhdimësi është përkujdesur për çështjet mjedisore dhe do ta vazhdoj të ruaj ambientet e gjelberta që janë krijuar, do të eliminojnë deponitë ilegale të mbeturinave dhe do të krijohen edhe më shumë ambiente të reja mjedisore në të gjitha lokalitetet e kësaj komune. /2LONLINE.com/