DYLON

Ministri i ri i Shëndetësisë zotohet se do të angazhohet për ngritjen e standardeve mjekësore në Kosovë

Ministri i ri i Shëndetësisë zotohet se do të angazhohet  për ngritjen e standardeve mjekësore në Kosovë
Avatar photo Redaksia

Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti ka emëruar Prof. Dr. Rifat Latifi, Ministër të Shëndetësisë në Qeverinë e Republikës së Kosovës.

Emërimi i tij u bë i ditur në një konferencë të përbashkët për shtyp të kryeministrit Kurti dhe Prof. Dr. Rifat Latifit.

EkoHigjiena

Gjatë prezantimit të ministrit të ri, kryeministri Kurti vlerësoi përvojën e tij akademike dhe profesionale, përfshirë qendra spitalore dhe universitete me emër në ShBA. Ai theksoi punën e vazhdueshme të Prof. Dr. Latifi për promovimin e shëndetësisë në Kosovë dhe në themelimin e telemedicinës në Kosovë dhe Shqipëri.

Ndërkaq, ministri i sapoemëruar i Shëndetësisë, falënderoi kryeministrin Kurti për, siç tha ai, nderin e madh dhe besimin për këtë detyrë me përgjegjësi të jashtëzakonshme. Ai u zotua që bashkë me ekipin e tij do të angazhohen që në mënyrë afatgjate të ngrisin standardet mjekësore në Kosovë.

Dr. Rifat Latifi është i lindur në Kllodernicë të Skenderajt. Ka studiuar në mjekësi në Universitetin e Prishtinës dhe pastaj ka përfunduar dy specializime, atë për kirurgji të përgjithshme dhe traumatologji e reanimacion në Kleveland dhe Nju Jork të Shteteve të Bashkuara të Amerikës.

Përvoja e tij akademike dhe profesionale, përfshinë qendra spitalore dhe universitete me emër në disa shtete federale të ShBA-së.

Për momentin, Dr. Latifi punon si profesor dhe drejtues i Departamentit të Kirurgjisë në Kolegjin e Mjekësisë së Nju Jorkut, drejtues i Departamentit të Kirurgjisë në Qendrën Mjekësore të Westchenster-it, Spitalin për fëmijë të “Maria Farerit” dhe spitalit regjional të Mid Hjuston.

Dr. Latifi është shumë i angazhuar edhe në fushën e telemedicinës ndërkombëtare, përmes së cilës edhe ndihmon në rindërtimin e shërbimit shëndetësor në vendet e dala nga konfliktet apo vendet në zhvillim.

Ka punuar në vazhdimësi për promovimin e shëndetësisë në Kosovë dhe në themelimin e telemedicinës, si në Kosovë, ashtu edhe në Shqipëri.

Për angazhimin e tij, është nderuar me shumë çmime ndërkombëtare. Është autor dhe bashkautor i mbi 350 punimeve shkencore apo kapitujve të librave shkencorë dhe shërben si anëtar i bordit editorial të disa magazinave shkencore.

Prof. Dr. Rifat Latifi është kryetar dhe themelues i Kolegjit të Kirurgëve të Kosovës. /2LONLINE.com/

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.