Komuna e Vitisë nënshkroi marrëveshjen për realizimin e projekteve nga granti i performancës.
Zëvendvskryetari i komunës së Vitisë Hasan Aliu, ka nënshkruar sot marrëveshjen për realizimin e pesë projekteve nga granti i performancës.
Gjithashtu, Aliu ka vizituar edhe këshillin e pavarur Mbikëqyrës, ku mes tjerash është biseduar për problematikat e implementimit të ligjeve për shërbyesit civil të Republikës së Kosovës. /2LONLINE/