Me rastin e 28 Nëntorit-Ditës së Pavarësisë së Republikës së Shqipërisë dhe Flamurit Kombëtar Shqiptar, sot janë bërë fillimisht homazhe në varrezat e dëshmorëve në Viti.
Pos përfaqësuesve komunal kanë marrë pjesë edhe familjet e dëshmorëve, organizatat e dala nga lufta e UÇK-së, përfaqësuesit e subjekteve politike, policisë, veteranëve dhe të tjerë.
Më pas, për nder të kësaj dite sit do të mbahen edhe garat me Motokross nga Klubi “Motokross Vitia, në vendin e quajtur Cernel të Gjylekarit.
Ndonëse ishte paraparë që përmbyllja e aktiviteteve të bëhet me Koncertin festiv në Shtëpinë e Kulturës “Gursel e Bajram Sylejmani” në Viti kjo është anuluar shkaku i ngjarjeve të fundit në vend. /2LONLINE.com/