DYLON

Familja e Muzafer e Fitore Arifit bëhet me shtëpi të re, donatori mbetet anonim

Familja e Muzafer e Fitore Arifit bëhet me shtëpi të re, donatori mbetet anonim
Avatar photo Redaksia

Në Gjilan është inauguruar shtëpia e re për familjen 6-anëtarëshe të Muzafer e Fitore Arifit, e cila deri tani kishte jetuar në gjendje të rëndë të banimit.

Në ceremoninë e inaugurimit, kryetari në detyrë i Gjilanit, Lutfi Haziri, ka deklaruar se është krenar me solidaritetin e njerëzve, të cilët kanë bërë me kulm mbi kokë 165 familje.

EkoHigjiena

“Falë donatorit nga Zvicra i cili ka dashur të mbetet anonim, sot u bë me shtëpi familja gjashtë anëtarëshe e Muzafer dhe Fitore Arifit. Në proces të ndërtimit janë edhe 6 shtëpi të tjera. Jam shumë krenar me solidaritetin e njerëzve, me mbështetjen e të cilëve tashmë janë ndërtuar 165 shtëpi. Komuna ka renovuar 49 shtëpi, derisa për çdo vit ka paguar qira për 60 familje”, ka thënë kryetari Haziri. /2LONLINE.com/

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.