Komiteti Komunal për Mbrojtje dhe Shpëtim, në mbledhjen e rregullt të mbajtur sot, ka vlerësuar gjendjen aktuale lidhur me pandemin dhe ka cilësuar se situata është e menaxhueshme, si në aspektin shëndetsor, po ashtu edhe në atë të sigurisë.
Kryetari i komunës së Vitisë, Sokol Haliti, ka bërë të ditur se gjendja shëndetsore e të hospitalizuarve është e mirë, ndërkohë që ka theksuar se janë 62 raste aktive momentalisht.
Në bazë të rezultateve të IKSHP-së, dje komuna e Vitisë ka rezultuar me 1 rast të ri me COVID-19 pozitiv nga Pozherani. Kurse është raportuar për 2 të shëruar, një nga Smira dhe 1 nga Vërbani.
Në mbledhjen e këtij komiteti, u kërkua që të vazhdohet me klorifikimin dhe dezinfektimin, kurse qytetarëve i’u bë thirrje për zbatimin të masave dhe respektim të rekomandimeve nga IKSHP. /2LONLINE.com/