Komuna e Vitisë ka mbajtur diskutimin publik për planifikimin e buxhetit komunal 2018-2020 me komunitetin jo shumicë në fshatin Binqë.
Me këtë rast Ibrahim Rama, Drejtor për Ekonomi, Financa dhe Zhvillim i njoftoj banorët me procesin e draftimit të buxhetit komunal në veçanti në hartimin e listës për investimeve kapitale.
Ai gjithashtu ju sqarojë komunitetit serb se kjo komunë bënë bërë përcaktimin e prioriteteve dhe nevojave për investime duke marrë mendimin e qytetarëve të saj.
Gjatë këtij takimi komuniteti serb ndër tjerash kërkoj nga Komuna e Vitisë që të bëhet asfaltimi i rrugës që lidhë fshatin Binqë me Beguncën, të ndërtoj trotuarin për sigurinë e këmbësore, të vendosët ndriçimi publik në brendësi të fshatit, të shtohen kapacitetit e furnizimit e ujë të pijshëm si dhe të kërkohet nga të gjithë banorët e këtij lokaliteti që të hynë në sistemin e menaxhimit të mbeturinave.
Gjithashtu në këtë takim ka marrë pjesë edhe Ajet Sallahu, Drejtor për Urbanizëm, Planifikim dhe Mbrojtje të Mjedisit.