Nuhiu: Ky pushtet e fillojë i lodhur e po e përfundon në koma!

Nuhiu: Ky pushtet e fillojë i lodhur e po e përfundon në koma!

Qasja e pushteteve në komunën e Gjilanit, ndaj fshatit Përlepnicë, nuk ka qenë e mirë, vlerëson Nuhi Nuhiu, nënkryetar i Aleancës Kosova e Re (AKR), Dega në Gjilan, që njëherësh edhe vije nga ky lokalitet.

Nuhiu vlerëson se përlepnicasit po ndëshkohen nga partitë të cilat ishin dhe janë në pushtet dhe se edhe ky i fundit nuk e ka pas qasjen e mirë kur janë në pyetje investimet dhe mirëmbajtja e tyre.

Madje, ai ka thënë se qeverisja e tanishme e kishte nisur mandatin e lodhtë, e po e përfundon në koma, por se, siç thotë Nuhiu, përlepnicasit, dijnë të ndëshkojnë dhe se nëse njëherë e bëjnë këtë, kthim prapa s’ka.

Nuhi Nuhiu

Nuhiu me ironi i ka përmendur disa “suksese”, “të arritura” dhe “margaritarë“, të kësaj qeverisje aktuale, duke i futur në thonjëza, për të treguar kështu që shumë punë nuk janë bërë edhe ato që janë bërë, nuk janë në nivel dhe se sipas tij, kështu është harxhuar paraja kot, është keqmenazhuar dhe keqpërdorur. Madje ai ka ofruar në redaksinë tonë edhe fotografi për t’i ilustruar deklaratat e tija.

Nuhiu, një figurë politike e njohur në Gjilan, pasi në periudha të ndryshme kohore ka pasur edhe përgjegjës nëpër sektorë të caktuar, duke qenë pjesë e qeverisjeve lokale, ka folur për disa çështje që kjo qeverisje e tanishme mund t’i trajtojë si suksese por që, në fakt, ka dështuar.

Formimi i këshillit të fshatit, sipas tij, ndonëse mund të vlerësohet si një sukses nga kjo qeverisje, kjo trupë në Përlepnicë,vetëm pak u dashtë të krijon përçarje të paparë. “Kur kjo qeveri, s’është transparente dhe nuk ju tregonte se s’ka paga, e edhe sot e asaj dite nuk ju tregon se është punë vullnetare, ka bërë që tani ky këshill nuk funksionon dhe adresë për probleme të qytetarëve s’ka”.

Sa i përket Shtëpisë së Kulturës, Nuhiu thotë se ka mbetur porsi Kalaja e Rozafës. “Që nga viti 2013 as që është vu dorë në këtë objekt. Nga një shtëpi kulture është shndërruar në shtëpi për kafshë, apo edhe strehim për ata të cilët nuk po kanë ku të strehohen…! Kjo shtëpi kulture ka shërbyer që shumë individë kanë bërë karrierë në të. Sot ,as kokën nuk e kthejnë për ta parë. Por,përlepnicasit po i ndëshkojnë partitë të cilat ishin dhe janë në pushtet. Kur do të meremetohet, vetëm zoti e di!”, thotë Nuhiu.

Ai po ashtu përmend edhe çështjen e Pendës. “Edhe pse i tërë qyteti furnizohet me ujë të pijes, edhe pse çdo ditë e më shumë degradohet muri i pendës, Ministria e Ambientit e Mjedisit, si dhe kryetari i komunës, as që e merr mundin t’i alarmon institucionet kompetente në rrezikun që permanent e kem mbi kokë. Në rrezik jete jemi prej çastit në çast”, thotë Nuhiu për 2LONLINE.

Sipas tij, as kompania “Hidromorava”, s’ka kohë të merret me të. “Komuna ka kohë dhe kompetencë të merret me punësim në këtë kompani, por për çështjen e rrezikut që i kanoset qytetarëve, kjo s’është kompetente!”

Nuhiu flet edhe për kanalizimin në këtë fshat duke thënë se njëra ndër shpenzimet kapitale të varrosura dhe rast për t’u marrë organet e drejtësisë me këtë investon, është ky kanalizim.

“Mbi 90 për qind e qytetarëve nuk i kanë lidhur në këtë rrjetë, vazhdojnë të notojnë mbeturinat në lum. Kjo është e papresedan. Këto para të qytetarit nuk e kanë merituar këtë trajtim. Edhe pse, kryetari i këshillit të fshatit kishte reaguar, ka kërkuar ndërprerjen e punëve, bile kush se ka dëgjua”, thotë tutje Nuhiu, për të ironizuar se “ja se si janë këto projekte me standarde evropiane”. Kjo është keqpërdorimi, keqmenaxhimi i parasë së qytetarit, thotë ai.

Sa i përket asfaltimit në fshat, Nuhiu ofron disa foto, ku sipas tij ato tregojnë gjithçka. “Disa rrugica të vogla, asfalti me bar, me siguri ky asfalt është me “standarde europiane”.Për 1 vit po binte bari. Skajore edhe nëpër ara, besa edhe nëpër mure të oborrit. Shpenzime të kota,për të ndihmuar ndonjë kompanie për stoqet që i kanë mbetur në depo. Ja pra punët e “hairit” dhe “standardet europiane”, shton Nuhiu.

Ai në këtë bashkëbisedë me 2LONLINE, flet edhe për mirëmbajtne e ndriçimit publik në këtë fshat të Gjilanit.

“Unë ndoshta mund ta kuptojë kryetarin Lutfi Haziri që pak si vonë e ka përjetuar ndriçimin në Llovcë. Por,nënkryetarin Rexhep Kadriun ( i këtij fshati), kur edhe babëgjyshi i tij në vitin 1958 ka pasur ndriçim publik në Përlepnicë, jo këtë se kuptojë”, thotë Nuhiu.

Sipas tij, një pjesë e fshatit në terr, as që e merr mundin kush të bëjë ndërrimin e poçeve. Po ashtu biblioteka e fshatit pa rrymë, takime nuk mund të mbahen në lokalet e rinisë e shumë e shumë të këqija të tjera.

“Me çka do të mbahet mend kjo udhëheqje, përveçse me dështime,me hedhje të parasë publike pa ndonjë të mirë. Por, zgjedhjet e fundit në Përlepnicë, secilit ia treguan vendin ku e kanë. Përlepnicasit dinë të ndëshkojnë. Nëse një herë të ndëshkojnë, më kthim prapa s’ka. Ja pra këto ishin margaritarët e kësaj qeverisje, e cila e filloi e lodhur e po e përfundon në koma”, përfund Nuhi Nuhiu, nënkryetar i AKR-së, Dega në Gjilan, e që vije nga fshati Përlepnicë e Gjilanit.

    

[pro_ad_display_adzone id=35749]

KOMENTE