DYLON

Komuna e Vitisë filloi me mbajtjen e diskutimeve publike për planifikimin e buxhetit komunal 2022-2024

Komuna e Vitisë filloi me mbajtjen e diskutimeve publike për planifikimin e buxhetit komunal 2022-2024
Avatar photo Redaksia

Organizuar nga kuvendi komunal i Vitisë  në bashkëpunim me Drejtorinë për Ekonomi, Financa dhe Zhvillim me Publikun, sot në komunën e Vitisë, ka filluar cikli i diskutimeve publike për planifikimin e buxhetit komunal për vitet 2022-2024.

Diskutimi i parë është mbajtur sot në qytetin e Vitisë, me gjininë femërore dhe është hapur nga Xhilsime Qamili, kryetare e qytetit të Vitisë. Përfaqësuesit komunal nga afër i kanë njoftuar pranishmit me procesin e planifikimit buxhetor.

EkoHigjiena

Zv.kryetari i komunës së Vitisë, Hasan Aliu tha se qeverisja komunale në Viti, vazhdimisht ka bërë përpjekje të vlerësoj dhe të marrë për bazë kërkesat dhe nevojat e qytetarëve dhe të kategorive të ndryshme të shoqërisë e në veçanti edhe të gjinisë femërore.

Ai shtoi se ata do t’i shqyrtojnë kërkesat dhe sugjerimet e marra dhe do t’i shikojnë mundësit e përfshirjes së tyre në buxhetin final.

Kurse Ibrahim Rama, Drejtor për Ekonomi, Financa dhe Zhvillim, tha se krahasuar me buxhetin e këtij viti buxheti komunal i Vitisë për vitin 2022 do të jetë më i madh për 578.809€ ose 4.63%. 

Sipas tij buxheti komunal për vitin 2022 do të ndahen sipas kësaj kategorie ekonomike: paga dhe mëditje 7.618.308€, mallra dhe shërbime 2.092.704€, shpenzime komunale 320.000€, subvencione dhe transfere 360.000€ dhe shpenzimet kapitale 2.678.486€ kurse buxhetit total për vitin 2022 parashihet të jetë 13.069.495€.

Ndërsa në fund të këtij takimi pjesëmarrësit patën disa kërkesa dhe sugjerime si: të shtohet numri i përfituesve të bursave pa dallime në cilat drejtime, të parashtrohet një kërkesë në nivelin qendror që të ketë një kod të veçantë buxhetor për mbështetjen e viktimave të dhunës në familje, të zgjerohet kapacitet e çerdhes në qytetin e Vitisë ose të ndërtohet një çerdhe e re, të shtohet numri i psikologëve në shkolla, të ndërtohet një fabrikë ku punësohen vetëm gratë dhe të tjerë. /2LONLINE.com/

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.