DYLON

Kryetari Haziri telegram ngushëllimi për familjen e profesorit Kadri Bislimi​

Kryetari Haziri telegram ngushëllimi për familjen e profesorit Kadri Bislimi​
Avatar photo Redaksia

Kryetari i Komunës së Gjilanit, Lutfi Haziri, me rastin e ndarjes nga jeta të profesorit Kadri Bislimi, ka dërguar telegram ngushëllimi familjes Bislimi, e përmes tyre të gjithë qytetarëve të Gjilanit dhe kolegëve të tij me të cilët ai ka punuar gjithmonë.

Në telegramin e ngushëllimit thuhet:

EkoHigjiena

E nderuara familje Bislimi, kolegë të profesorit, nxënës dhe personel arsimor që jeni njohur me profesorin, ju shpreh ngushëllimet më të sinçerta për humbjen e një njeriu me vyrtyte të larta.

Emri i Kadri Bislimit gjithmonë do të mbetet i freskët në kujtimet tona, sepse ai pas vetes ka lënë një përkushtim dhe përvojë të jashtzakonshme në fushën e arsimit në përgjithësi, që me pedantëri si gjithmonë ka lënë shembull të një profesori të veçantë.

Atë e gjejmë aktiv dhe shumë të vendosur që nga vitit e ’80, kur edhe ka nisur angazhimin e tij permanent në arsim me një vendosmëri të lartë, në rrugën kombetare dhe intelektuale poashtu.

Familja e profesorit të jeni me durim dhe ta përballoni ndarjen nga më i dashuri juaj dhe njeriu me vlerë të madhe Kadri Bislimi, sepse ai nuk është më në mesin tonë, por gjithmonë do të na përcjell me kujtimet, këshillat dhe mësimet e mira që sygjeronte vazhdimisht.

Në emër të të gjithë qytetarëve të Gjilanit, ju shpreh ngushëllime dhe ju garantojmë që do të jemi me familjen në këtë ndarje të rëndë e me dhembje sigurisht.

Lamtumirë profesor!

Kështu është thënë në telegramin që kryetari Lutfi Haziri ka dërguar në familjen Bislimi.

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.