(2L ONLINE) – Qahil Sinani, Drejtor i Drejtorisë Komunale të Arsimit ka vizituar sot disa nga projektet komunale të cilat lidhën me fushën e arsimit në mesin e tyre ai ka pare për së afërmi disa nga punimet përfunduara si dhe ato që janë në vazhdim.
Drejtori Sinani vizitoi shkollën e fshatit Skifteraj ku është bërë drenazhimi i shkollës si dhe ku është duke u punuar në ndërtimin e zhveshtorëve për sportistet e këto punime janë duke u bërë falë një donacioni nga niveli qendror.
Gjithashtu ai pa për së afërmi punimet e bëra në shtruarjen me kubëza të betonit të rrugicave në oborret e shkollave si në Budrikë të Epërme por edhe në Gjimanazin në fshatin Pozheran, shkollë kjo ku është investuar në rivitalizimin e saj.
Ndërkaq kjo shkollë javë më pare ka marrë konfirmimin zyrtar për pavarësimin e saj nga Gjimnazi “Kuvendi I Lezhës” në Viti.
Në fshatin Sllatinë të Epërme përpos që është duke u vazhduar në ndërtimin e shkollës së re, komuna ka bërë edhe shtrimin e rrugës me kubëza të betonit. Ndërkaq Sadovinë për momentin janë duke vazhduar punimet në ndërtimin e shkollës së re. /2L ONLINE/