Komuna e Vitisë do të bëhet Komuna e parë në nivel vendi e cila do të këtë të digjitalizuar shkollat e saj, thonë drejturesit e Komunsë së Vitisë.
Kjo gjë do të bëhet e mundur pasi që sot kryetari i Komunës së Vitisë, Sokol Haliti ka nënshkruar një marrëveshje për bashkëfinancimin e projektit “Përkrahja e Iniciativave Shkollore” me Fondacionin Kosovë-Luksemburg të përfaqësuar nga Fisnik Beqiri, menaxher drejtor i këtij fondacioni.
Sipas marrëveshjes së nënshkruar nga dy palët ky aktivitet ka për qëllim avancimin dhe zhvillimin e procesit edukativo-arsimor, duke i pajisur shkollat e përzgjedhura me laptopë dhe video projektorë dhe atë duke u bazuar në kurrikulën shtetërore të arsimit.
Sipas marrëveshjes së nënshkruar ky projekt do të financohet me 80% e mjeteve nga Fondacionin Kosovë-Luksemburg kurse pjesa e mbetur prej 20% do të financohet nga vetë komuna.
Kryetari i Komunës së Vitisë, Sokol Haliti pas nënëshkrimit të kësaj marrëveshja tha se më të po ju mundësojmë nxënësve që edukimi dhe arsimimi i tyre të bëhet në hap me teknologjinë e re duke digjitalizuar shkollat.
“ Me të vërtetë sot kemi nënshkruar një marrëveshje të rëndësishëm i cili do të jetë në interes të plotë të sektorit të arsimit në Viti. Në ditët e sotme kur po jetojmë nën shoqërimin e teknologjisë është e rëndësishme që nxënësit tanë të përgatitën në përdorimin e teknologjisë për edukim dhe arsimim cilësorë”, u shpreh ndër tjerash Haliti.
Ai falënderoi në veçanti Fondacionin Kosovë-Luksemburg i cili ka parë të arsyeshëm që të bashkëpunojë me komunën e Vitisë në realizimin e këtij projekti të rëndësishëm.
Përndryshe në nënshkrimin e kësaj marrëveshje e pranishme ishte edhe Fatbardha Emini, drejtoreshë e Arsimit në Viti e cili po ashtu pati fjalë miradije për këtë projekt.