DYLON

Nesër mbrëma në Gjilan, poezi, kangë e shumë dashni!

Nesër mbrëma në Gjilan, poezi, kangë e shumë dashni!
Avatar photo Redaksia

Në kuadër të aktiviteteve të Ditëve të Mërgatës, që organizohen nga zyra e kryetarit të Komunës së Gjilanit, për bashkatdhetarët tanë janë paraparë një mori aktivitetesh, e ndër to edhe performanca “Të fala nga Gjilani”.

“Nesër mbrëma, duke filluar nga ora 19:00, te pjesa e argjendarëve të qytetit, do të jepet performanca “Te fala nga Gjilani”, e cila në vete përmban një përmbledhje me poezi e kënge që vijnë të artikulueme prej aktorëve të Teatrit të Qytetit të Gjilanit dhe prej zanit të mrekullueshëm të Diana Toska”, ka bërë të ditur, përmes një postimi në profilin e tij, Erson Zymberi, drejtor në Teatrin e Qytetit të Gjilanit.

Ai ka ftuar në këtë ngjarje qytetarët gjilanas e në veçanti bashkatdhetarët të cilët, siç thot ai,  i japin shumë dashni, jetë e plotë ngjyra qytetit tonë, e për të cilët vjen ekskluzivisht ky aktivitet. “Të fala nga Gjilani”, që është një vokacion artistik i krijuar për një performacë të hapur ose “open air”.

EkoHigjiena

Përndryshe pjesë e këtij programi që bëhet nën regjinë e Ekrem Sopit, janë edhe aktorët: Alban Shahiqi, Njomëza Kalaveshi, Ernest Zymberi, Safete Mustafa-Baftiu, Avni Shkodra, Tringa Hasani e Gani Rrahmani.

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.