/2L ONLINE/ – Me qëllim të implementimit të projektit, respektivisht Puntorisë për ndikim social në aplikimin e teknikave dhe metodave kreative në zgjidhjen inovative të problemeve të të rinjve dhe fëmijëve në Kosovë, është nënshkruar sot një marrëveshje bashkëpunimi për realizimin e këtij projekti edhe në komunën e Vitisë.
Këtë marrëveshje e nënshkruan kryetari I komunës së Vitisë Sokol Haliti dhe përfaqësuesi i organizatës Joqeveritare PEN (Rrjeti i Edukatorëve Bashkëmoshatarë). Në bazë të kësaj marrëveshje, PEN dhe Drejtoria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit në Viti, do të bashkëpunojnë në mbështetjen e të rinjëve, ku përmes kësaj punëtorie, do të realizohen aktivitete informuese.
Drejtoresha për Kulturë, Rini e Sport Kaltrina Sylejmani, ka theksuar rëndësin e madhe që ka ky projekt dhe ka potencuar se do të vazhdojnë që edhe në të ardhmen të kenë bashkëpunim me OJQ PEN, e cila po realizon projektin e dytë në komunën e Vitisë brenda dy vitesh. /2L ONLINE/