Zëvendëskryetari i komunës së Vitisë, Hasan Aliu ka pritur në një takim përfaqësuesit e Organizatës INDEP në krye me Burim Ejupin.
Me këtë rast ata kanë bashkëbiseduar lidhur me bashkëpunimin e deritanishëm në kuadër të Agjendës 2030, konkretisht në përmbushjen e Objektivave të Zhvillimit të Qëndrueshëm ( OZHQ).
Në takim u theksua se dy palët janë të interesuar të vazhdojnë dhe shtrijnë bashkëpunimin në këtë fushë. Përndryshe Vitia deri me tani ka bashkëpunuar me komunën gjerman Kirchhain në realizimin e disa objektivave. /2LONLINE/