DYLON

Trajnohen anëtarët e Komiteteve Konsultative në Kamenicë

Trajnohen anëtarët e Komiteteve Konsultative në Kamenicë
Avatar photo Redaksia

Organizata Jo-qeveritare Dardanapress, në kuadër te projektit “Ngritja e transparencës Komunale dhe pjesëmarrja e qytetarëve në vendimmarrje”, ka mbajtur trajnimin me anëtarët e Komiteteve Konsultative me temën “Detyrat dhe përgjegjësit e Komiteteve Konsultative”.

Qëllimi i organizimit të trajnimit një ditor ishte funksionimi i komiteteve, përgjegjësitë dhe detyrat e anëtarëve të Komiteteve Konsultative.

EkoHigjiena

këtë trajnim kanë marrë pjesë: anëtarët e Komiteteve Konsultative,grupi joformal i grave, anëtarët e Shoqatës Handikosi, zyrtarja për informim, zyrtari ligjor, përfaqësues të organizatave të shoqërisë civile, si dhe mediat lokale.

Si rekomandime të dala nga trajnimi një ditor janë: Anëtaret e komiteteve të iniciojnë çështje, të japin propozime për rregullore të cilat i mungojnë komunës, të merren parasysh mendimet dhe iniciativat e anëtareve të komiteteve nga ana e Kuvendit dhe Qeverisjes Komunale, të paraqesin idetë, propozimet, pikëpamjet e tyre për problemet e identifikuara të qytetarëve para Qeverisjes Komunale dhe Kuvendit Komunal, të japin propozime për zgjidhjen e problemeve të identifikuara nga ana e anëtarëve të Komiteteve Konsultative, etj.

Ky projekt është financuar nga programi i KCSF-së për mbështetje të shoqërisë civile “EJA Kosovë “, bashkë financuar nga Agjencia Zvicerane për Zhvillim dhe Bashkëpunim (SDC) Suedia dhe Qeveria e Dukatit të Madh te Luksemburgut. /2LONLINE/

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.