/2L ONLINE/ – Me qëllim të stimulimit të fermerëve vitias për kultivimin e pemëve të imta, konkretisht të dredhëzës sot në fshatin Trestenik të Vitisë janë shpërndarë mbi 5000 fidane të dredhëzës dhe atë për fermerën përfitues nga ky fshat, Lumturie Azizi.
Kjo sasi e fidaneve vlerësohet të jetë e mjaftueshme për kultivimin e një sipërfaqe prej 10 ari me dredhëz.
Me rastin e shpërndarjes së këtyre fidanëve i pranishëm ishin përfaqësues të organizatës IKC si dhe Veton Ademi , drejtori i Drejtorisë për Bujqësi, Pylltari dhe Zhvillim Rural. Drejtori Ademi tha se duke parë nevojën dhe dëshirën e fermerëve vitias për kultivimin e dredhëzës kjo drejtori dhe organizata IKC kanë vendosur që të ndihmojnë fermerët me fidane.
“Po më gëzon fakti se gjithmonë e më shumë në komunën tonë po shtohen sipërfaqet me të mbjellurat e kulturave të ndryshme bujqësore. Dhe ne si drejtori në bashkëpunim me partneret tanë jemi të përkushtuar ti ndihmojmë fermerët tanë gjatë punës me qëllim që të paguhet mundin i tyre. “ u shpreh Ademi.
Ai tha se në ditët në vijim pritet të bëhet edhe shpërndarja e fidanëve të dredhëzës edhe tek fermerët tjerë përfitues./2L ONLINE/