Në Viti, janë përmbyllur cikli i trajnimeve në sektorin e pemëtarisë dhe perimtarisë me fermerë vitias me qëllim të avancimit të njohurive profesionale të tyre në këtë fushë.
Me këtë rast të pranishmit i ka vizituar Drejtoresha për Bujqësi, Pylltari dhe Zhvillim Rural në Viti, Arlinda Sahiti, e cila bëri me dije se janë mbajtur gjithsej 7 trajnime në këtë fushë në kuadër të bashkëpunimit të Komunës së Vitisë, konkretisht DBZHR në bashkëpunim me organizatën “Iniciativa për Zhvillimin e Bujqësisë së Kosovës” (IADK) dhe atë në kuadër të projektit ” Përmirësimi i punësimit dhe mundësive për gjenerimin e të ardhurave në zonat rurale të Kosovës”.
Drejtoresha Sahiti tha se fermerët që kanë marrë pjesë në këto trajnime në fund janë certifikuar. Përndryshe kryetari i komunës së Vitisë, Sokol Haliti ka potencuar se komuna e Vitisë ka një bashkëpunim të mirë me këtë iniciativë me të cilën po përfitojnë qytetarët e komunës së Vitisë në veçanti fermerët e kësaj komune. Ai shtoj se kjo komunë do të vazhdoj bashkëpunimin e mirë./2LONLINE.com/