DYLON

Policia e Kosovës me fushatë vetëdijësuese për rrezikun nga bombolat e gazit

Policia e Kosovës me fushatë vetëdijësuese për rrezikun nga bombolat e gazit
Avatar photo Redaksia

Policia e Kosovës (PK), Njësia për Komunitet, nga stacionit policor në Gjilan,  ka vizituar disa nga lokalet hoteliere, kafiteri, qebaptore e lokale tjera, me  këtë rast,  pronarëve iu kanë shpërndarë broshura lidhur me “Rrezikun nga Bombolat e Gazit” .

Ismet Hashani, zëdhënës i Policisë së Kosovës (PK), në Drejtorinë Rajonale në Gjilan ka bërë me dije se rreziqet të cilat mund të vijnë nga përdorimi i bombolës së gazit janë nga më të ndryshmet.

EkoHigjiena

Sipas tij, këto broshura kanë udhëzime të qarta se si të përdoren dhe ato u janë shpërndarë pronareve të këtyre bizneseve në shenjë vetëdijësimi, pasi që ka pas raste ku pikërisht këto pajisje kanë qenë shkak i lëndimeve serioze.

“Pronarët e këtyre bizneseve kanë qenë falënderues dhe e kanë mirëpritur kujdesin e policisë. Policia e Kosovë në vazhdimësi punon dhe vepron në të mirë të qytetarëve të saj”, ka thënë zëdhënësi Hashani. /2LONLINE.com/

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.