GIZ-i gjerman në bashkëpunim me komunën e Vitisë, kan mbajtur sot një punëtori rreth procesit të ristrukturimit të shërbimeve sociale duke u bazuar në hartëzimin social.
Në këtë takim ishte i pranishëm kryetari i komunës së Vitisë, Sokol Haliti, kryesuesi i kuvendit komunal Bekim Azizi, përfaqësues komunal, përfaqësues të shoqërisë civile dhe të tjerë. Temë diskutimi e kësaj puntorie ishte integrimi, trajtimi dhe punësimi i personave me aftësi të kufizuar.
Me këtë rast kryetari Haliti tha se, çdo projekt që lidhet me çasjen në infrastrukturë, integrim, punësim në institucionet komunale dhe trajtim të personave me aftësi të kufizuara, komuna e Vitisë do të jetë e hapur çdoherë për këtë kategori, dhe do ta kenë mbështetjen e plotë institucionale.
Edhe përfaqësuesit e GIZ-it gjerman, kanë shprehur interesimin e tyre për mbështetjen e personave me aftësi të kufizuara në komunën e Vitisë, dhe jashtë saj. /2LONLINE/