DYLON

Haliti: Mirë se vini mërgimtarë, faleminderit për kontributin e vazhdueshëm

Haliti: Mirë se vini mërgimtarë, faleminderit për kontributin e vazhdueshëm
Avatar photo Redaksia

Kryetari i komunës së Vitisë, Sokol Haliti, ju ka uruar mirëseardhje të gjithë mërgimtarëve, në veçanti atyre vitias, dhe ka shprehur falënderim për kontributin e vazhdueshëm për vendin e tyre.

“Të dashur mërgimtarë, pjesë e pandashme e komunës së Vitisë dhe gjithë Kosovës, mirë se keni ardhë dhe mirësevini në vendlindje, në familjet e juaja dhe në qytetin e juaj për të cilin kontributi juaj është jashtëzakonisht i madh.

EkoHigjiena

Me qëllim të organizimit sa më të mirë, ne si komunë synojmë që të ju ofrojmë kushte e shërbime sa më të mira gjatë kësaj periudhe, me përforcimin me staf shtesë në gjendjen civile, shtimin e kapaciteteve të shërbimeve mjekësore, sigurimin e hapsirave të nevojshme për parkimin e mjeteve motorike, dhe me 1 gusht së bashku do ta festojmë ditën e mërgimtarëve, ku parashihen aktivitete të shumta.

Me këtë rast kemi hartuar edhe “Planin e veprimit për pritjen e bashkatdhetarëve korrik – gusht 2022”, me të cilin synohet të sigurohet ruajtja e identitetit kulturorë, shmangia e asimilimit, fuqizimi i lidhjeve me diasporën dhe bashkëpunimi ndërmjet diasporës dhe komunës së Vitisë,

Qytetit të Vitisë dhe stinës së verës, mërgimtarët i japin gjallëri dhe janë shtysë shumë e madhe për ekonominë e vendit tone, andaj uroj që të kaloni sa më mirë në familjet e juaja dhe në vendlindjen tuaj”, u shpreh kryetari Haliti.  /2LONLINE/

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.